Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat foli për gjendjen e kriminalitetit dhe sigurisë rrugore në vend.
Rama nuk u shpreh i shqetësuar, ndërsa theksoi se ngjarjet e fundit janë tronditëse, por kjo nuk mund të përcaktojë sipas tij shkallën e kriminalitetit, pasi sipas tij janë brenda limitit.
“Nuk jam i shqetësuar sa i përket trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve sepse trendet shikohen përtej një ngjarje dy tre apo katër. Mjafton të shihni dhe do kuptoni që trendet janë brenda një limiti që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti apo aksidentet ulen apo rritet. Natyrisht që ngjarjet e ndodhura janë tronditëse , por për turistët mos kini merak. Atmosfera e një vendi ku turistët nuk duhet të vijnë sepse rrezikojnë të vriten rrugëve është në ekran dhe jo në realitet. Fakti tregon që turistët do të vijnë dhe po vijnë. Turistët nuk vijnë nga hëna, por nga vende iku ka edhe probleme.
Një ngjarje dy apo tre, tragjike pa diskutim nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo pasigurisë në vend. Dhe të thuash që është bërë më keq sesa të kishte Covid, këtë nuk di si ta quaj. Mendoj që ne duhet të kuptojmë mirë se më çfarë lidhet dinamika e ngjarjes.
Ne nuk jemi në asnjë sekonde të kënaqur me punën tonë , të strukturave që nga puna ime apo e cilitdo qoftë që ka detyrë t’i çojë gjërat para”, tha Rama .