MENU
klinika

“Pati provokime nga Vjosa Osmani. Ja si u përgjigja”

Kryeministrja e Serbisë flet pas Samitit të sotëm

17.06.2021 - 19:48

Pas takimit në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Turqi, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç i konsideroi si provokuese deklaratat e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Bërnabiç tha se fjalimi i Osmanit në këtë takim flet për mungesën e mirësjelljes politike të përfaqësuesve të Kosovës, raporton Tanjug.

“Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për mikpritësit, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, u tha Bërnabiç gazetarëve.

“Unë nuk kam dashur të merrem me këtë. Me atë fjalim. Ajo foli më së miri për veten e saj dhe mirësjelljen e tyre politike, domethënë për mungesën e saj”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha se Osmani nuk votoi kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030. Sipas kryeministres serbe ajo thjesht shprehu rezerva, por lejoi që dokumentet të miratohen.

“Në çdo vend ku përmendet Kosova, nuk ishte vetëm me yll, por me shënim në fund të faqes”, tha Bërnabiç. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mirëpriti Presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore Milo Gjukanoviç dhe Stevo Pendarovski, Kryetarin e Presidencës së BiH Milorad Dodik, Kryeministrin Kroat Andrej Plenkoviç, Presidentin e Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë Vjosa Osmani dhe të tjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vuçiç nuk e konfirmon marrëveshjen"

Osmani: Ramë dakort me Serbinë për kufirin Llojan-Miratoc