Islanda po heq të gjitha masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID, pasi 87 për qind e popullsisë mbi moshën 16 vjeç morën të paktën një dozë të vaksinës COVID-19.
Kufizimet u hoqën zyrtarisht dje, duke e bërë Islandën vendin e parë evropian që i shfuqizoi ato plotësisht.
Kryeministrja Katrin Jakobsdottir u shpreh se: “Eshtë mirë që vaksinimi po ndodh kaq shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Situata në Islandë është ndër më të mirat në botë.”
Ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Islandës, duhet fillimisht të testohen. Sa i përket atyre që ende nuk janë vaksinuar, duhet së pari të kalojnë pesë ditë në karantinë, pas së cilës ata të testohen përsëri.