MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Loja e Biden me politikën e jashtme

06.06.2021 - 08:59

Të konsideruara në izolim, disa nga vendimet e fundit të administratës Biden mbi sanksionet dhe diplomacinë transatlantike mund të duken tepër të përshtatshme. Por mbi gjithçka, përfshirë turneun e ardhshëm evropian të Biden është ndjekja e një politike të bashkuar perëndimore për t’u marrë me një Kinë gjithnjë e më agresive.

Joe Biden është gati të nisë udhëtimin e tij të parë në Evropë si president i SHBA. Pas një samiti të G7 në Angli, ai do të marrë pjesë në një samit të NATO-s në Belgjikë dhe më pas një takim dypalësh me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Por ndërsa Evropa do të shërbejë si vendtakimi, fokusi në fund të fundit do të jetë tek Kina, sepse përparësia strategjike e Biden është që të nxisë një përgjigje të bashkuar Perëndimore ndaj sjelljes kineze.

Pohueshmëria dhe përbuzja në rritje e Kinës për Evropën ka acaruar pikëpamjet e shumë liderëve evropianë për regjimin e Presidentit Xi Jinping, duke krijuar një mundësi që Biden nuk guxon ta humbasë. Sado e çuditshme mund të tingëllojë, tubacioni i gazit Nord Stream 2 që lidh Gjermaninë me Rusinë është tani në qendër të përpjekjeve të Biden për të nxitur Evropën, veçanërisht Gjermaninë larg Kinës.

Për vite, Biden e përqeshi Nord Stream 2 si një “marrëveshje të keqe për Evropën”, duke argumentuar se rrezikonte sigurinë e kontinentit, dhe veçanërisht atë të Polonisë, Ukrainës dhe shteteve Balltike.

Në seancat e tij të konfirmimit në janar, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se administrata e ardhshme ishte “e vendosur për të bërë gjithçka që mundemi për të parandaluar” përfundimin e tubacionit.

Por përpjekjet e SH.B.A.-së për të ndalur Nord Stream 2 mund t’i kishin dhënë një goditje vdekjeprurëse aleancës transatlantike, sepse qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel e konsideron gazin rus si stacionin e rrugës së Gjermanisë për heqjen e qymyrit. Papritur, Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar hoqën dorë nga sanksionet kundër kompanisë që po ndërton tubacionin.

Që atëherë, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka folur për “marrëdhëniet me të vërtetë të shkëlqyera që ne kemi krijuar me administratën e Biden”.

Për të qenë të sigurt, një nga fituesit më të mëdhenj, tani për tani, është Putini. Me Nord Stream 2 që dërgon gazin rus drejtpërdrejt në Gjermani përmes Detit Baltik, Kremlini do të jetë në gjendje të ndërpresë furnizimet për vendet tranzit si Ukraina.

Por ndërsa nuk mund të mohohet që siguria, financat dhe madje pavarësia e Ukrainës janë vënë në dyshim, administrata e Biden ishte e mençur të pranonte se nuk mund ta ndalonte tubacionin. Prandaj vendosi të përdorë pranimin e projektit për të fituar më shumë bashkëpunim nga Gjermania në politikën e SHBA ndaj Kinës.

Nga ana e saj, Kina e shikon Evropën si edhe më dekadente dhe sklerotike se SH.B.A., dhe ka qenë duke grumbulluar abuzime në kontinent, madje duke lëshuar sanksione individuale kundër ligjvënësve Hollandezë dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Në përgjigje, Parlamenti Evropian ka bllokuar ratifikimin e projekt Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për Investime (CAI), një marrëveshje që Komisioni Evropian ra dakord me Kinën dhjetorin e kaluar, duke hedhur poshtë kërkesën e administratës së Biden për hulumtime paraprake mbi këtë çështje.

Pohueshmëria e Kinës u ka dhënë Gjermanisë dhe SH.B.A. inkurajimin e duhur për të bërë një marrëveshje që do të bashkojë Perëndimin. Kushtet janë tashmë të qarta: Gjermania do të marrë tubacionin dhe, në fund të fundit, politikën e klimës që dëshiron; SHBA do të ketë mbështetjen e Gjermanisë në zbatimin e një strategjie të re të Kinës dhe mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Shikuar në kontekst, atëherë, koncesioni i Biden në Nord Stream 2 ishte në thelb pa kosto. Me gjermanët të vendosur për të përfunduar projektin, kundërshtimi i SH.B.A.-së do të kishte thelluar përçarjet në aleancën perëndimore.

Ndryshe nga ish-presidenti Donald Trump, me bërjen e marrëveshjeve bombastike dhe lidhjet e ngushta, Biden e ka njohur realitetin dhe ka nxjerrë përfitime materiale prej tij. Evropianët tani ka shumë të ngjarë të mos lejojnë zbatimin e CAI së shpejti.

Sa i përket Rusisë së Putinit, Biden duket i bindur se Perëndimi ka aftësinë jo vetëm ta përmbajë atë por ndoshta edhe ta tërheqë atë nga Kina, gjithashtu. Ekziston një rast i qartë që rritja e varësisë nga Kina nuk është në interesin e sigurisë kombëtare të Rusisë dhe ky me sa duket është mesazhi që Biden do t’i transmetojë Putinit në Gjenevë.

Trump nuk mendonte se Amerika kishte nevojë për aleatë në Evropë për të arritur objektivat e saj ekonomikë dhe politikë. Por Biden e kupton që aleanca transatlantike është një themel i sigurisë ekonomike dhe kombëtare të SHBA. Kjo është arsyeja pse ai është i gatshëm të rrezikojë djegien e interesave ekonomike ruse në mënyrë që të forcojë pozicionin e Perëndimit karshi Kinës.

Kritikët si Uolfgang Münchau i Eurointelligjencës e shohin politikën e Biden si një “të bazuar në një gjykim të gabuar të politikës gjermane, që paralajmëron keq për shanset e një politike të jashtme të administratës së suksesshme të Biden”.

Në fakt, ankorimi i Gjermanisë në mënyrë të vendosur brenda një fronti të bashkuar perëndimor për t’u angazhuar me Kinën mund të provojë të jetë një nga arritjet kryesore diplomatike të Biden.

Nëse asgjë tjetër, është një gjest i guximshëm që eksorcizon Trumpizmin nga politika e jashtme e SHBA.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe pasi Trump ka lënë detyrën, pikëpamjet e tij nacionaliste dominojnë partinë e tij

Biden po bëhet proteksionist ndërsa republikanët po shkojnë…