MENU
klinika

Në maternitetin e Lezhës

Manastirliu publikon fotot e fëmijëve të porsalindur

02.06.2021 - 09:41

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka uruar nisjen e maternitetit të ri të Lezhës.

Ministrja ka publikuar në rrjete sociale një kolazh fotografish të fëmijëve të porsalindur në këtë institucion dhe thekson, se të gjitha kushtet në të janë të standardeve bashkëkohore për nënat dhe fëmijët.

“Me buzëqeshjen e Kleinit të porsalindur në Maternitetin e Ri të Lezhës, ka nisur me këmbë të mbarë funksionimi i këtij spitali modern, me kushte dhe standarde bashkëkohore për nënat dhe fëmijët dhe stafin tonë mjekësor dhe infermieror ”, shkruan Manastirliu.

Postimi i Plotë:

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjaft