MENU
klinika

Nga raportimet e institucioneve të drejtësisë tek marrëveshjet me distributorin turk të vaksinave

Mblidhet sot Kuvendi, ja çfarë ka në rendin e ditës

14.06.2021 - 07:42

Sot Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës në orën 10:00 teksa në rendin e ditës janë 13 çështje.

Drejtuesit e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshëm, KLP dhe KLGJ do të paraqesin raportet për vitin 2020.

Po ashtu do të votohen dy akte normative që lidhen me marrëveshje të qeverisë me distributorin turk të vaksinave “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S” .

Një tjetër akt parashikon ndryshimin e masave administrative gjatë pandemisë.

 

 

 

RENDI I DITËS SË KUVENDIT

Seancë plenare PUBLIKE
E hënë, 14 qershor 2021, ora 10.00
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 11.6.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si
më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 03.06.2021
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Raport i Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020. (Neni 148/b i
Kushtetutës, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së
Përgjithshme”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Prokurori i Përgjithshëm – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
4.. Raport i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjendjen e
kriminalitetit për vitin 2020. (Neni 103 i Rregullores, neni 104 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe
funksionimin e prokurorisë në republikën e Shqipërisë” )
Paraqitja e raportit nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme – jo më shumë se 10 minuta
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
5. Raport i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020. (Neni 181 i ligjit nr.
115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë
votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari i KLP – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
2
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020. (Neni 82 i ligjit nr. 115/2016
“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash
për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga kryetari i KLGJ – jo më shumë se 10 minuta
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të
Drejtat e Njeriut
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
Koha e votimit të projektrezolutës
7. Akt normativ nr. 21, datë 19.5.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes së furnizimit, ndërmjet
ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të
Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET A.S” (Neni
78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)