MENU
klinika

Mbrojtësi Acerbi

“Më lehtë të ndalosh Ronaldon, dua Portugalinë ndaj Italisë”

27.06.2021 - 14:12

Duket se për mbrojtësit italianë është më lehtë të ndalosh Cristiano Ronaldon sesa Romelu Lukakun. Italia do të presë një mes Belgjikës dhe Portugalisë, por Francesco Acerbi preferon luzitanët në çerekfinale

“Dua Portugalinë në çerekfinale. Unë mendoj se Lukaku është më i vështirë për t’u bllokuar. Të dy janë lojtarë të fortë, por Lukaku është më i vështirë për t’u ruajtur, sepse është më i fortë fizikisht.

Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë po ashtu, por më i lehtë për t’u mbajtur”– u shpreh Acerbi. Ndeshja mes Portugalisë dhe Belgjikës do të luhet sonte në orën 21:00, ku fituesi i këtij çifti do i duhet të ndeshet me Italinë.

i

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN