MENU
klinika

Flet për divorcin e saj me Kanye West

Më në fund! Kim Kardashian thyen heshtjen

04.06.2021 - 13:36

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se pikërisht më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Kanye West është dorëzuar dhe si përfundim i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, të cilën ajo e bëri 2 muaj më parë. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

Deri më tani as Kim dhe as Kanye nuk janë pronocuar publikisht në lidhje me divorcin e tyre.

Por në episodin e mbrëmjes së djeshme të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka thyer heshtjen.

Në episod shihet që Kim përplaset me familjen e saj, por motra e saj Khloe Kardashian bëri më dije se shpërthimi i motrës së saj kishte të bënte me diçka më të thellë.

”Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, u shpreh Kim.

Më vonë ajo pranoi se ndihej si një ‘humbëse” , por thjesht dëshiron të jetë e lumtur.

‘’Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet dhe kuptova që nuk kam ardhur deri këtu për të mos qenë e lumtur’’ i tha ajo mamasë së saj, Kris Jenner

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi për ndarjen e pasurisë/ Kim apo Kanye?

Kush do ta mbajë rezidencën 60 milion dollarëshe?

Sërish drama në familjen Kardashian

Reperi Kanye West tenton të shes bizhuteritë e Kim


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat