21.06.2021 - 17:35
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mbajë mandatin e deputetit për qarkun e Durrësit, pasi e kishte fituar një të tillë edhe në Vlorë.
Rama ka informuar ditën e sotme kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për zgjedhjen e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet.