MENU
klinika

“Zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”

Mesazhi i ministrit të Brendshëm: Janë vendosur edhe 67 milionë lekë gjoba

17.06.2021 - 15:14

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se aksioni i nisur disa javë më parë për lirimin e hapësirës bregdetare nga ndërtimet pa leje po vijon, ndërsa paralajmëron se askush më nuk do të mundet të zaptojë sheshet e lira.

Sipas ministrit, qeveria është e bindur se “kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”.

Fadromat e IKMT kanë shembur disa ndërtime të paligjshme nga Velipoja në Ksamil, por njëkohësisht ka vendosur edhe 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte.

“Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shkruan ministri i Brendshëm.

POSTIMI I PLOTE

#BregdetiYnë – Që prej nisjes së operacionit dhe deri më sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit krahas shembjes së ndërtimeve pa leje dhe pastrimit të inerteve, ka vendosur 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte.

IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit.

Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN