MENU
klinika

Konflikti me Bullgarinë që pengon integrimin

Ministri gjerman: Duhet të përmbushim detyrimet ndaj Shqipërisë dhe M. së Veriut

22.06.2021 - 13:57

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, mendon se Bashkimi Evropian duhet të avancojë në negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Këtë nuk duhet ta pengojnë çështjet bilaterale, thekson ministri gjerman, duke iu referuar konfliktit që është krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Ju lutem, lërini çështjet bilaterale të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar integrimin e të gjithë vendeve të Europës.

Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.

Kujtojmë këtu që kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev para se të udhëtonte për në Sofje theksoi, se është jorealiste të pritet ndonjë hap serioz, pasi Bullgaria nuk ka as parlament as qeveri me mandat të plotë për t’u arritur ndonjë marrëveshje konkrete që do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Luksemburg, por nuk do të kenë asnjë vendim për Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Sipas axhendës së mbledhjes në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, ministrat e Jashtëm vetëm do të shkëmbejnë mendime për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa do të zhvillohen të ashtuquajturat konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi, dhe BE-së me Serbinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN