Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3138 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 shtatë qytetarë, 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ndërkaq, 7 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3138
Testime totale 804,762
Raste pozitive 132,521
Raste të shëruara 130,009
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1