MENU
klinika

“Të tjera vaksina Pfizer priten të mbërrijnë sot”

Ministrja e Shëndetësisë bën bilancin: Sa qytetarë i kanë marrë të dyja dozat

14.06.2021 - 13:56

Gjatë ditës së sotme pritet që në vendin tonë të mbërrijnë edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku theksoi se kurba e të infektuar sa vjen dhe po ulët.

“Sot presim sërish 11700 doza të Pfizer dhe me këtë sasi, së bashku me një sasi të mbërritur sot nga Greqia arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Ndërsa presim që shumë shpejt të kemi dhe lëvrimin e dozave të vaksinës coronavac.

Marrëveshja që sjellim për miratim garanton edhe 500 mijë doza të tjera të Sinovac. Një vaksinë që është e miratuar për përdorim emergjent. Kjo sasi vaksinash ka filluar lëvrimin e saj, dhe do të shërbeje jo vetëm për dozat e dyta, por edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimeve”, u shpreh ministrja.

Teksa bëri një bilanc të procesit te vaksinimeve, Manastirliu u shpreh: Kemi kryer më shumë se 836 mijë vaksinime dhe mbi 360 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës”

Ministrja u shpreh se tashme Shqipëria konsiderohet si nje vend me risk te ulët te infektimeve me koronavirus.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca! Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se këto doza janë dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ministria e Shëndetësisë

Kosova dërgon 60 mjekë për vaksinim në Shqipëri