E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komentoi arrestimin e kryera sot nga SPAK, të prokuroritë të Sarandës.
“Nuk më takon të shprehem për raste të veçanta, raste që janë pjesë e organit të prokurorisë dhe është SPAK. Por unë besoj që përvec këtij rasti ka patur edhe shumë raste të tjera të cilat janë bërë publike që SPAK ka filluar hetimin dhe ndërkohë ka marrë masat për çështje të caktuara dhe unë besoj që SPAK përtej pritshmërisë shumë të madhe që kanë njerëzit, përtej pritshmërisë tonë të lartë i ka treguar me hapa konkretë dhe bësoj ka hedhur hapa pozitivë, në hetimin e cështjevë të cilat lidhen me korrupsionin apo me krimin e organizuar. SPAK sot e ka të gjithë mundësinë e kuadrit ligjor edhe me disa ndryshime që janë miratuar në fund të majit ku i është lënë e gjithë mundësia që të fokusohet në cështjet e mëdha të korrupsionit të zyrtarëve të lartë ashtu si edhe të krimit të organizuar. Kemi parë një sërë cështjes të vjetra të cilat janë rihapur. Nga ana tjetër SPAK ka patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria, qoftë për pjesën financiare, për pjesën e infrastrukturës. Pra, sot është brenda të gjithë mundësive të saj për të patur sukses. Por mos harrojmë se SPAK ka vetëm një vit që ka filluar funksionimin e tij, ndërkohë është ende në mënyrë të pjesshme funksioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të duhet të përfundojë të gjithë procesin e rekrutimit të hetuesve që padyshim me plotësimin dhe funksionimin tërësor të Byrosë Kombëtare të hetimit, ky institucion do të jetë tërësisht funksion që ne të presim sukseset.”- tha Gjonaj.
Duke folur për reformën në drejtësi, Gjonaj tha se një ndër sfidat kryesore të saj është numri i lartë i vakancave në sistem, numri i lartë i vakancave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sidomos në nivel apeli, e cila sipas saj ka sjellë një shqetësim.
Pjesë nga intervista:
PYETJA: Çfarë do të thonë arrestimet e ditës së sotme? Keni besim se SPAK dhe BKH do të ketë rezultate e rendiment të shpejtë?
GJONAJ: Në një vit që SPAK ka filluar të funksionimin duke mbajtur në konsideratë që ka patur një numër shumë të lartë të cështjeve të mbartura nga Krimet e Rënda, dhe një numër shumë të lartë të atyre që janë regjistruar që shkon rreth 500 e ca vetëm për vitin 2020 të paktën kjo është edhe nga raportimi që ne kryem edhe me prokurorin e përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK do të thotë që ka një ngarkesë shumë të madhe. Por hapat konkretë që janë treguar edhe publikisht jo vetëm në rastet e korrupsionit por edhe në rastet e kërkesave për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë që vjen si rezultat i një veprimtarie të paligjshme, të gjitha këto tregojnë premisat se SPAK, do të jetë rezultativ në të gjithë funksionin e tij dhe unë kam besim që në përiudhën në vijim ne do të shohim rezultate shumë të mira të SPAK-ut për sa i përket këtyre dy kompetencave kryesore që SPAK ka.
PYETJA: Hetimet, dënimet penale, sekuestrimet e gjyqtarëve të shkarkuar apo të dorëhequr nga vettingu, çfarë e pengon këtë?
GJONAJ: Duhet të kuptojmë që procesi i vettingut në momentin që komisionet shqyrtojnë dosjet dhe shikojnë që ka prova apo fakte që gjyqtari apo prokurori i cilë është në këtë proces ka kryer korrupsion apo ka vënë pasuri të paligjshme, atëherë do të duhet që t’i drejtohet kjo dosje SPAK-ut. Është një detyrim ligjor i gjithë funksionarëve publikë, i gjithë zyrtarëve, të cilët në momentin që bien ndesh me një fakt penal janë të detyruar që ta referojnë. Por padyshim kërkon një bashkëpunim mes institucioneve të SPAK dhe komisioneve të vettingut, me qëllim që në të gjitha rastet kur ka fakte dhe prova për sa i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve të merren masa si për hetimin e mëtejshëm dhe padyshim nëse është e nevojshme edhe sekuestrimin apo konfiskimin e pasurisë dhe ne kemi parë disa raste që SPAK i ka filluar duke përfshirë këtu ish prokurorin e përgjithshëm disa ish anëtarë të gjykatës kushtetuese, të gjykatës së lartë, për të cilët ka drejtuar kërkesa për sekuestrimin e pasurisë edhe gjykatës.
PYETJA: Ecuria në këto 5 vite të Reformës në Drejtësi, cilat do të konsideroni ju si arritje dhe a jeni e kënaqur?
GJONAJ: Tashmë jemi futur në pjesën e 5 vjecarit të reformës në drejtësi, dhe që nga ndryshimet kushtetuese, nëse mund ta marrim atë si bazën kryesore kohore dhe besoj që pavarësisht vonesave të gjithë e kuptojmë se ka qenë një reformë e cila ka bërë ndryshimin e shtyllave kryesore të sistemit të drejtësisë. Nuk mund të mendonim kurrësesi që këto rezultate të vinin menjëherë, por sot përvec se institucionet janë ngritur ne shikojmë që institucionet kanë filluar funksionimin e tyre normal. Patjetër Gjykata Kushtetuese që të arrijë të ketë një zhvillim të proceseve me një numër më të lartë, më të shpejtë, do të duhet të plotësojë të gjithë numrin e anëttarëve të Gjykatës kushtetuese, por sot me kuorumin që ka, ka ecuar me thuasje 200 cështje të cilat janë shqyrtuar, ku vetëm 25 cështje janë shqyrtuar në seancat e tyre publike. Nga ana tjetër kemi Gjykatën e Lartë, është e vërtetë që në mars të 2020 u emëruar 3 gjyqtarët e parë dhe disa muaj më parë 4 të tjerë, por kanë ecur mjaft mirë me cështjet. Dhe me gjithë ndryshimet ligjore që në kryem me paketën, në mënyrën si do kryhen disa cështje, do bëjë të mundur që edhe me plotësimin e anëtarëve të tjerë, të jetë më eficente me qëllim që qytetarët mos presin me vite të tëra në gjykatë të Lartë. E njëjta situatë me SPAK, ose me procesin e vettingut. Ne sot shohim rezultate konkrete me procesin e vettingut, ku është e vërtetë që janë shqyrtuar 400 dosje apo kanë kaluar këtë proces rreth 400 subjekte, por më shumë se 60% prej tyre janë shkarkuar apo janë larguar me dorëheqje, që do të thotë është një rezultat i jashtëzakonshëm, për të mos foluar më pas për institucionet e tjera që sot duhet ta kuptojnë mjaft mirë që ndikimi politik, që nuk është më në sistem sjell një pavarësi ndryshe për sistemin. Tashmë duhet të punojmë bashkë në mënyrë të koordinuar, sidomos institucionet sepse tashmë është përgjjegjësi e tyre tashmë, për të rritur eficensën e sistemit.
PYETJA: Përtej arritjeve dhe rezultateve, cila është sfida e vërtetë me të cilat haset reforma në drejtësi dhe cfarë problematike është hasur?
GJONAJ: Sot një ndër sfidat kryesore është numri i lartë i vakancave në sistem. Pra, numri i lartë i vakancave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sidomos në nivel apeli, e cila ka sjellë një shqetësim, dhe një diskutim shumë të madh midis nesh. Dhe përtej faktit të rritjes së numrit të magjistratëve që ndjekin shkollën e magjistraturës, ne kemi arritur që të shtojmë disa njësi këshillimi, ku këta këshilltarë do të asistojnë gjyqtarët që të evadojnë më shpejt dosjet për të plotësuar deri dikur këtë vakum që është krijuar për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por besoj fort që edhe riorganizimi i ri i drejtësisë i gjykatave dhe prokurorive do të sjellë një ndryshim për të plotësuar pak këtë pjesën e mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem.
PYETJA: Projeksioni për Drejtësinë me strategjinë Shqipëria 2030 ku mendoni se duhet synuar që arkitektura e sistemit te ri të plotësohet pa futur duart përsëri?
GJONAJ: Unë nuk besoj që do të konsiderohet edhe ndërhyrje që ne kemi realizuar futje e duarve në reformën në drejtësi. Sepse edhe gjatë ndryshimeve të ndryshme që ne kemi prekur paketën e reformës në drejtësi, kanë qenë ato të cilat janë munduar të sjellin më shumë efektshmëri të sistemit, po duke ruajtur e duke garantuar që shtyllat parimet kryesore që solli reforma në drejtësi, pavarësia, transparenca, paanësia e të gjithë sistemit të mos preket. Unë jam e bindur që edhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim, apo ndonjë përcaktim të ri ligjor, në mënyrë absolute nuk do të preken shtyllat kryesore që ka vendosur reforma në drejtësi. Dhe pavarësisht se ka një sërë problematikash që janë vënë re, ne për c’ka kemi përjetuar edhe në axhendën Shqipëria 2030 na intereson që të konsolidojmë të gjitha rezultatet e reformës në drejtësi. Të kemi një drejtësi më eficente ku qytetarët mos presin shumë kohë për të marrë vendimin, drejtësinë. Të kenë mundësinë për të marrë drejtësi të pavarur nga gjyqtarët dhe prokurorët, që të kemi mundësinë për të luftuar pandëshkueshmërinë. Dhë padyshim duke shtuar edhe disa elementë të tjerë që rrisin eficensën duke përfshirë dixhitalizimin e shërbimeve administrative gjyqësore, duke përfshirë krijimin e një sistemi për menaxhimin unik të cështjeve gjyqësore, por duke vendosur një theks edhe te infrastruktura gjyqësore që tashmë nevojitet sidomos për ato gjykata që do të jenë më të mëdha.