MENU
klinika

"Emigrantët pjesë e diskutimeve"

Mitsotakis takohet me Erdogan, mediat greke zbulojnë detaje

07.06.2021 - 16:11

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, priten të takohen të hënën e 14 qershorit.

Ndryshe nga dy takimet e pra që janë realizuar në shtator e dhjetor të 2019-ës, dy liderët e dy vendeve, do të tentojnë të zbusin tensionet mes tyre dhe të vendosin disi normalitetin.

Ky diskutim po shihet me sy të mirë në të dy vendet, pra si në Greqi, po ashtu edhe në Turqi, pasi në prag është samiti i BE-së, e cila do të mbahet më 24 dhe 25 qershor.

Turqia po tenton të lë figurë të mirë te vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, ndërsa Greqia, do përpiqet të rikonfirmojë qëndrimin e saj, që një dialog dhe normalizim mes dy shteteve është gjithmonë në dobi të vendit.

 

 

Një ndër temat më të nxehta që do të diskutohet mes dy krerëve, ndër të tjera, është dhe ajo e refugjatëve.

Nga ana e Greqisë do të përpilohet një listë që do i drejtohet shtetit turk.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për kërkesa të lehta e që mund të realizohen shpejt, ndërsa çështjet më me rëndësi e që kërkojnë një kohë më të gjatë trajtimi, mund të diskutohen në një moment të dytë.