MENU
klinika

Synojnë të sfidojnë sistemin tradicional të pagesave

Monedhat e para digjitale krijohen në Shqipëri dhe Kosovë

06.06.2021 - 20:25

Sistemet e decentralizuara të pagesave, apo teknologjia BlockChain që qëndron pas kriptomonedhave ka adhuruesit e saj edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në të dyja vendet janë krijuar tashmë monedhat e para digjitale të quajtura AlbCoin, AlPayCoin dhe KosovaCoin.

Monedhat funksionojnë në “BlockChaine” të ndryshme nga njëra-tjetra dhe mund të blihen dhe të mbahen në portofolet digjitale të çdo qytetari. Ato nuk janë ende të regjistruara në ndonjë platformë të mirënjohur tregtare, pasi duhet të kalohen disa faza sigurie. Çmimi i tyre ashtu si edhe Bitcoin vjen në rritje ose në ulje në varësi të flukseve nga investitorët.

Artit Muhaxhiri, krijues i KosovaCoin shpjegon se ishte një punë katër mujore nga një ekip prej katër vetash dhe ambicia për monedhën është e madhe.

Përfaqësuesit e AlbCoin duke ruajtur anonimatin u shprehën se monedha e tyre është prej një viti në treg dhe vlera e saj është rritur me kohën, ndërsa momentalisht qëndron në 0.5 dollarë. “Në momentin kur monedha të përdoret nga të gjithë shqiptarët do të shikohen dhe benefitet reale të saj”, shprehen krijuesit.

Limiti i prodhimit të kësaj monedhe është 1 milionë. Limitet në botën e kriptove funksionojnë si mjet për tu ruajtur nga inflacioni dhe rritur vlerën e aseteve. Ashtu si bitcoin apo të gjitha monedhat kripto, edhe kriptomonedhat shqiptare nuk kane asnjë institucion financiar nga pas qe siguron investitorët nga mashtrimi. Frika me e madhe nga kriptomonedhat eshte se ato i ngjashme nje skeme piramidale.

Me flagrantja është ajo e krijuar ne Turqi nga nje kompani, pronari i se ciles nje dite e mbylli dhe u zhduk ne Shqipëri me 800 milionë dollarë qe ju zhvaten investitorëve. Rreziku tjetre shte se kriptomonedhat duke qene ne nje treg te parregulluar jane nje mënyre e mire per te pastruar parate e krimit te organizuar. Kete shqetësim e shton edhe fakti qe krijuesit apo administruesit e kriptomonedhave kerkojne te mbeten anonime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate/ 'Lufta' kundër kriptomondhave

Një mallkim më i keq se paraja