MENU
klinika

COVID-19

MSH: Asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

14.06.2021 - 17:11

Asnjë viktimë dhe vetëm dy raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Po ashtu, janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv”, citohet nga njoftimi i ministrisë.

Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë      23

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,618

Testime totale            759,601

Raste pozitive             132,461

Raste të shëruara        129,865

Raste Aktive                  143

Humbje jete                  2,453

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          38

Berat             17

Elbasan        10

Durrës          10

Gjirokastër    7

Lezhë           6

Korçë           5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              1

Kukës           1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN