MENU
klinika

"Në 24 orët e fundit u regjistruan…"

MSH publikon shifrat: Nuk ka asnjë jetë të humbur nga Covid-19

13.06.2021 - 17:15

Edhe në 24 orët e fundit nuk është raportuar për asnjë jetë të humbur nga Covid -19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 2224 testime, 10 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë janë shëruar 16 pacientë të infektuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Njoftimi i ministrisë

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,224

Testime totale 756,983

Raste pozitive 132,459

Raste të shëruara 129,842

Raste Aktive 164

Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 48

Tiranë 39

Berat 20

Elbasan 14

Lezhë 11

Durrës 10

Gjirokastër 7

Korçë 6

Dibër 3

Fier 3

Vlorë 2

Kukës 1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN