MENU
klinika

Miqësorja

Muriqi “përbindësh”, 4 gola në fitoren e Kosovës

01.06.2021 - 19:58

Vedat Muriqi shkëlqen me fanellën e Kosovës. Duket se golat e munguar te Lazio i gjeti me ekipin dardan. Sulmuesi shtatlartë shënoi 4 gola në fitoren 4-1 në miqësoren me San Marinon e luajtur në Prishtinë.

Golin e parë e shënoi në minutën e 28-të, ku shërbeu Arbër Zeneli. Ky i fundit do të asistone sërish në minutën shtesë të pjesës së parë dhe Muri mbyll 45 minutat e para me avantazhin 2-0.

Sapo nis e dyta, dueti Zeneli-Muriqi përsëritet për herë të tretë, me Muriqin që con shifrat në 3-0. Por sulmuesi dardan nuk do të ndalej këtu, teksa në minutën e 76-të shënon edhe golin e katërt personal dhe të katërtin për Kosovën.

Miqtë nga San Marino shënojnë golin e nderit në 85’ me Tomassinin. Trajneri Challandes u shfaq i mërzitur nga pësimi i golit. Mbyllet 4-1, me Kosovën që nuk nënvlerësoi ekipin modest.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola