MENU
klinika

Shkarkimi i Presidentit

Nazarko: E gabuar përpjekja e Metës për të diferencuar ambasadoren nga SHBA-të

09.06.2021 - 15:31

Mentor Nazarko e sheh ende Presidentin e Republikës Ilir Meta si një person që është përjekur të mbajë një ekulibër në politikën shqiptare, por mënyra e shprehjes për të ka qenë e gabuar.

Nazarko tha se Presidenti mund t’ia kursente opinionit publik shpërfaqjen e marrëdhënieve që ka me SHBA-të dhe se diferencimi i ambasadores ishte i gabuar.

“Iu referova periudhës së fundit, kur ka nisur dhe përplasja me shumicën dhe deri në parlamentin e ardhshëm. Si veprime unë vazhdoj t’i quaj përpjekje për ekuilibër, thjesht mënyra se si i ka artikuluar këto veprime, ka qenë e gabuar. Marrim relacionin me SHBA, mund t’ia kursente opinionit publik shpërfaqjen e marrëdhënieve që ka me SHBA-të. Përpjekja për ta diferencuar ambasadoren nga SHBA është e gabuar, e ka bërë dhe Berisha, është e gabuar.

Ambasadorët përfaqësojnë interesin e shtetit të tyre, ambasadorët janë shteti i tyre. Nuk vendos lidhje mes aktit të pres amerikan dje në mbrëmje dhe asaj që ndodhi sot.
Në qoftë se është momenti që të analizojmë atë vendim, lidhet me zhvillimet në Ballkan, posaçërisht në Shqipëri. Ishte një akt që e zgjeroi fushëveprimin e vet dhe në Shqipëri.
Për t’u rikthyer tek ajo që po ndodh në parlament, mungon një kuadër i plotë rregullues për shkak të pazakontësisë. Do ishte tërësisht e ligjshme të ftohej presidenti me një fjalim, ai ka zgjedhur të dekorojë ansamblin e Dibrës, në shenjë sfide”, deklaroi Nazarko.

Nga ana tjetër Artur Zheji e merr si simbol të asaj që po ndodh në parlament praninë e deputetit Selami Jenishehri duke iu referuar dhe fjalimit të tij.

“Kam analizuar që zonja Kapedani ishte kukull e duhur në vendin e duhur në një gjykatë që funksionon mbrapsht që liron bandat dhe kalifate i shpoi disa tullumbace. Jenishehri është deputeti i duhur në vendin e duhur për farsën e duhur. Mbajti një fjalim shumë të bukur, duhet ta dëgjosh Jenishehrin. Ai tha nipat dhe mbesat pensionistë në mbarë botën. Lapsusi i tij frojdian dhe tregon mirënjohjen. La zoti Meta tha, pa votuar nipat dhe mbesat pensionistë jashtë Shqipërisë. Ai duhej të bëhej hit”, deklaroi Zheji. Ndërsa sipas Nazarkos, kjo është përbërja në vendet e fundit të listave të opozitës.

Sa i përket heshtjes së kryeministrit Edi Rama apo mosdeklarimit për vendimet e Presidentit amerikan Joe Biden, Zheji tha: “Ndoshta është këshilluar të mos flasë vend e pa vend. SHBA-të janë monitoruese shumë të forta”.