MENU
klinika

Miqësoret

Ndalet Gjermania e Holanda, fitojnë Franca e Anglia

02.06.2021 - 23:02

Pretendentët e Europianit sonte zbritën në fushë në miqësoret e para se të nisë eventi. Gjermania është ndalur 1-1 në shtëpi nga Danimarka. Low eksperimentoi disi, të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Ishin pancerat ata që kaluan në avantazh në minutën e 48-të me anë të Neuhaus. Vendasit qarkulluan mirë topin, por u ndëshkuan në minutën e 71-të nga Poulsen.

Duhet thënë se Gjermani nuk luajti me “artilerinë” e rëndë në këtë sfidë. Edhe Holanda u ndal në barazim, 2-2, teksa shmangu humbjen ndaj Skocisë. Depay shënoi 2 golat për tulipanët, të barazimit në 89’.

Anglia u mjaftua me një gol të Saka në shtëpi në minutën e 57-të ndaj Austrisë. Edhe “Tre Luanët” luajtën me shumë lojtarë të rinj në këtë miqësore, ndoshta duke mos rrezikuar ndonjë dëmtim.

Franca fitoi bindshëm në shtëpi ndaj Uellsit. Gjelat fituan 3-0. Mbappe në pjesën e parë dhe Griezmann e Dembele në të dytën shënuan golat e “Gjelave”. Benzema e nisi keq rikthimin, teksa humbi penallti në 27’, kur rezultati ishte 0-0. Uellsi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 26-të.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola