MENU
klinika

"Të ulet tavani i pikëve për tezën e matematikës"

Në ditën e dytë të protestës, maturantët zhvendosen nga Ministria e Arsimit te QSHA

13.06.2021 - 12:48

Për ditën e dytë radhazi, maturantët portestuan fillimisht para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa aktualisht, janë duke u drejtuar për te QSHA.

Ata pretendojnë që teza e provimit të matematikës ishte tepër e vështirë dhe koha e vendosur në dispozicion për realizimin e saj sipas tyre, ishte e pamjaftueshme.

Të ulur këmbëkryq, ata kërkonin nga ministria që të paktën, të ulet tavani i pikëve, në mënyrë që, nxënësit e mirë të marrin nota pozitive dhe që mundi i tri viteve, të mos shkojë dëm.

“Reagimin e ministrisë nuk e pranojmë. Duam të ulet tavani i pikëve se shumë nxënës të mirë kanë dalë shumë keq. Koha nuk ishte e mjaftueshme, pyetjet ishin përkthyer skandal. Ne duam të marrim notat, që të kapim pikët për të shkuar në universitetet shtetërore”, tha një nga maturantet.

Maturantët që ndodhen në protestë, kërkojnë që deri ditën e nesërme Ministria e Arsimit të vendosë për të ulur tavanin e pikëve, si dhe kërkojnë nga korrigjuesit e tezave që të tregohen tolerantë, e të marrin parasysh faktin që mësimin e kanë kryer në kushte të pazakonshme, për shkak të pandemisë.

Kujtojmë që maturantët kanë edhe një provim për të realizuar dhe janë ato me zgjedhje që do të zhvillohen ditën e martë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngrihen edhe maturantët e Shkodrës e Durrësit

Teza e matematikës/ Rikthehen protestat te Ministria e Arsimit