MENU
klinika

Biden nuk përjashton një takim me Kim

Negociata me SHBA: ç’mendon motra e Kim Jong-un?

23.06.2021 - 08:58

Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un hodhi poshtë mundësinë e vazhdimit të negociatave diplomatike me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se kjo do të çonte në “zhgënjim edhe më të madh”.

Kim Yo-jng e tha këtë pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan e përshkroi si “sinjale interesante” deklaratën e fundit nga udhëheqësi i Koresë së Veriut se vendi i tij është i gatshëm për dialog dhe konfrontim, por më shumë për konfrontim.

“Shtetet e Bashkuara duket se po e interpretojnë këtë situatë si një ngushëllim për vete. Pritja e zgjedhur nga Shtetet e Bashkuara është rruga e gabuar dhe kjo do të çonte në zhgënjim edhe më të madh,” tha ajo.

Kim Jong-un kohët e fundit tha se fati i diplomacisë dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara varet nga fakti nëse Uashingtoni braktis atë që ai e quan politikë armiqësore.

Biden nuk përjashton një takim me Kim

Më parë u vlerësua se vendi i tij duhet të përgatitet “për dialog dhe konflikt” me Shtetet e Bashkuara nën kryesinë e Joe Biden.

Duke folur në lidhje me strategjinë drejt Uashingtonit gjatë seancës plenare të partisë, ai theksoi se vendi “duhet të përgatitet për të dy dialogun dhe konfliktin, veçanërisht ai duhet të jetë plotësisht i përgatitur për konflikt”.

“Ai bëri thirrje për një përgjigje të mprehtë dhe të shpejtë ndaj mundësive që ndryshojnë me shpejtësi dhe për përpjekje për t’u përqëndruar në një marrje të qëndrueshme të situatës në Gadishullin Korean,” njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Joe Biden nuk e përjashton mundësinë e takimit me Kim Jong-un një herë, por thekson se ai nuk do ta bëjë këtë pa premtimet e tij të qarta.