MENU
klinika

"E rrezikshme që BE lejon të bllokohen fqinjët për çështje dypalëshe"

Negociatat/ Serbia kundër Bullgarisë, pro Tiranës e Shkupit

23.06.2021 - 18:35

Kryeministrja serbe Ana Brnabic e ka konsideruar si veprim të rrezikshëm bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat për shkak të vetos bullgare. Për Brnabic çështjet dypalëshe nuk kanë asnjë lidhje me integrimet evropiane.

Çdo gjë mund të jetë faktor kufizues për bllokadë. Kemi parë precedentë se disa çështje dypalëshe që nuk kanë asnjë lidhje me integrimet evropiane të një vendi, vendosen si mur i rrugës së integrimeve evropiane të një vendi tjetër fqinj. Mendoj se është precedent i rrezikshëm, që për fat të keq, mund të përdoret edhe nga vende tjera anëtare të BE-së. Mendoj se nuk kjo nuk është vlerë evropiane”.

Kryeministrja serbe ka një apel të qartë për Brukselin.

Unë si një evropiane e shqetësuar, besoj në vlerat evropiane dhe në rrugën tonë evropiane dhe pavarësisht nëse kapitujt janë hapur apo mbyllur, nëse ka sinjale pozitive, ne do të vazhdojmë me reformat. Tani, nëse BE dëshiron të bëhet një familje e tillë e kombeve në të cilën disa shtete anëtare do të kushtëzojnë disa vende të tjera, edhe pse ata kanë bërë gjithçka, duke zgjidhur disa çështje bilaterale ose probleme pothuajse bilaterale, atëherë ky është problemi i BE-së, dhe kjo është punë me të cilën as nuk mundem dhe as nuk dua të merrem”, tha Kryeministrja.

Sipas Brnabic, ky është precedent i rrezikshëm me bllokimin e negociatave për çështje dypalëshe mund të përdoret në të ardhmen nga vende të tjera të BE-së.

 

REMOTE_ADDR:[]