MENU
klinika

Deklarata e Spartak Brahos

“Nëse Kushtetuesja nuk e shkarkon, unë do t’i kërkoj falje Ilir Metës”

08.06.2021 - 11:38

Spartak Braho deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e presidentit të Republikës, do t’i kërkojë falje atij.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, deputeti i PS dhe anëtari i Komsionit të Posaçëm Hetimor për presidentin tregoi bindje se Meta do largohet nga Presidenca.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkonte Metën, Braho tha:

“Unë do t’i kërkoj falje publike Ilir Metës nëse Gjykaka Kushtetuese nuk do ta shkarkojë, pra do jetë kundër vendimin të parlamentit”.

Nesër më 9 qershor pritet që parlamenti të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit të republikës.

Më parë ishte një komison i posaçëm që hetoi shkeljet që sipas anëtarëeve të tij ishin të shumta ndaj kushtetutës. Ilir Meta është i pari president mes 10 që ka në historinë e Shtetit shqiptar që ndërmerret nismë nga Parlamenti për shkarkimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës. /Tema

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!