03.06.2021 - 07:46
Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës. Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.
Ndryshe nga viti i kaluar, tezat e sivjetshme do të përmbajnë pytje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vetë, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.