MENU
klinika

Maturantët me COVID nuk marrin pjesë në testim!

Sot zhvillohet provimi i Gjuhës së Huaj

03.06.2021 - 07:46

Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit. Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës. Edhe këtë vit maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.