Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare për të shqyrtuar dy projektligje dhe prezantimin e 6 raporteve të institucioneve shtetërore, atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil për vitin 2020, raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit.
Po ashtu, në Kuvend do të shqyrtohet projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë dhe projektligji “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve plasëse për përdorim civil”.
Fjalën i pari e ka mbajtur Artur Metani i cili prezantoi raportin vjetor të 2020 për ILD-në
“Kemi fluks dosjesh të trashëguara. Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara ngë ild nga institucionet. Gjatë 2020 ild ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Përmbushja e objektivave që i kemi vënë vetes do më shumë kohë. Do doja të falënderoja kuvendin për mbështetjen ndaj ild. Ild e hapur për të finalizuar një reformën e thellë drejtësi për të tërë. 5 vjet pas miratimit të reformës është koha që qytetarët të shohin rezultate”, tha Metani.
I pyetur për ankesat e qytetarëve, Metani tha se janë më të shumta në numër se ata të institucioneve.
“Kam dhënë urdhër për të gjithë kërkesat që trajtojmë. Që të bëjmë një priorizim. Duke trajtuar nkesat e vjetra. Numri i ankesave është më i madh nga qytetarët rreth 90% më i pakët nga institucionet. Qytetarët ankohen për zvarritjen e gjyqeve dhe procesecve ghjuyqësore p;or edhe me zgjidhjen e çështjes që nuk është kompetenca jonë. Këto 5 muaj ka një dinamikë më të madhe, informacioni poër trajtimin e ankesave është online”, shtoi Metani.