MENU
klinika

Eksperimenti social

Njerëzit vendosin monedhë në vendin e vaksinës dhe nuk bie, Pipero: Nuk ka asgjë shkencore

18.06.2021 - 19:11

Gjatë ditëve të fundit një eksperiment social i vendosjes së monedhës në vendin e vaksinës dhe ajo nuk bie është bërë virale në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur edhe doktori, Pëllumb Pipero i cili ka bërë me dije se nuk ka asnjë studim shkencor dhe e gjithë kjo mund të jetë e rastësishme.

Teksa, tregon se ai vetë ende nuk e ka provuar, prandaj dhe nuk ka më tepër komente në lidhje me këtë eksperiment.

“Nuk e kam provur dhe nuk e di, por është rastësi. Nuk besoj në efektet anësore të vaksinës. Këshilloj qytetarët të mos merren me gjerat e rastësishme, por të konsultohen për të qenë të qetë. Unë personalisht nuk e besoj fare, nuk ka asgjë shkencore dhe asgjë të vërtetë. Mund të jetë rastësi, nuk e kam provuar prandaj dhe nuk mund t’ju them asgjë”, tha Pipero për Ora News.