E mbani mend Gianluca Viallin? Edhe nëse e kujtoni ashtu pa flokë dhe shënues, tani ai ka ndryshuar shumë. Kjo si pasojë e një tumori, që po e lufton sa mundet, por ende nuk e ka mposhtur.
Në një dokumentar “Sogno Azzurro” në “Rai Uno”, vëmendja u përqendrua te Vialli, i cili rrëfeu një pjesë të historisë së tij në lidhje me betejën kundër tumorit. 56-vjeçari dëshiron që historia e tij të frymëzojë sa më shumë tek ata që përballen me të njëjtën betejë.
“Unë isha një lojtar dhe një njeri i fortë, por gjithashtu i brishtë dhe mendoj se dikush mund të më ketë njohur. Unë jam këtu me të metat, frikën dhe dëshirën time për të bërë diçka të rëndësishme.
Ky është një shoqërues i padëshiruar i udhëtimit, por unë duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur, pa u dorëzuar kurrë, duke shpresuar se ai do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera”, – ishin fjalët prekëse të ish-sulmuesit italian, referuar betejës kundër sëmundjes së keqe.
53-vjeçari nuk la pa përmendur edhe marrëdhënien e tij me Roberto Mancinin, të cilin e cilëson si një mik të besuar që nga dita e parë kur janë takuar.
“Ne u takuam në ekipin kombëtar kur ishim fëmijë. Ai ishte një lojtar i fortë, teknik, shumë i shpejtë. Mbaj mend që herën e parë që u takuam së bashku hëngrëm dhe biseduam për Sampdorian”, – përfundoi Viali.