Uefa ka hapur një hetim disiplinor kundër austriakut Marko Arnautovic, i cili të dielën pranoi se kishte shqiptuar fjalë fyese gjatë fitores në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut 3-1.
UEFA konfirmoi se një inspektor Komisionit të Etikës dhe Disiplinës është caktuar të hetojë incidentin që përfshin sulmuesin 32-vjeçar. Kjo është faza e parë e procedurës disiplinore, që synon konstatimin e fakteve, ndërsa UEFA ende nuk ka treguar se cila shkelje e rregullores të saj mund t’i atribuohet Arnautoviç.
Lojtari me origjinë serbe u kërkoi falje përmes Instagramit të tij lojtarëve nga Maqedonia e Veriut, kryesisht aty shqiptarë. Media të ndryshme pretendojnë se fyerjet ishin për Ezgjan Alioskin, duke iu referuar origjinës së tij shqiptare, kur Arnautovic shënoi golin e tretë.
Arnautovic was celebrating the goal saying “F*ck your Albanian mothers.”
Alaba was having none of it. 🙏pic.twitter.com/2OQ1LXnuqM
— 𝙰𝔩𝔩𝔲. (@GreatWhiteNueve) June 14, 2021
Pamjet televizive tregojnë se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqet ta ndalojë të flasë ,teksa ndërsa lojtarët austriakë festojnë golin. “Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist!” tha Arnautoviç, por kjo si duket nuk do ta mbrojë gjatë hetimit.