19.06.2021 - 09:50
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i drogës në Portin e Durrësit. Mësohet se sasia e kokainës së sekuestruar nuk është ajo e cila u raportua fillimisht.
Pas përfundimit të peshimit nga grupi hetimor rezultoi se pesha totale e gjetur brenda një kamioni është 324 kilogramë e 400 gramë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut që po kalonte transit drejt Italisë.
Kamioni drejtohet nga 40-vjeçari Nazif Ajroski nga Maqedonia e Veriut , i cili edhe u arrestua nga policia./abcnews.al/