Dhjetëra forca Policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Nikël, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit të drogës. Dyshime për ekzistencën e disa parcelave me kanabis kanë bërë që furgon dhe makina policie të shkojnë sot në rrethinat e Krujës.
Edhe disa ditë më parë Forcat Speciale RENEA dhe FNSH, vetë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit morën pjesë në një operacion dy ditor në zonën e Niklës, ku u arrestuan 16 persona dhe u shkatërruan disa parcela të mbjella me drogë.
Forca të shumta policie nga Durrësi janë nisur sot drejt Niklës, të ndihmuara në terren dhe nga efektivë të policisë lokale. Zona e Niklës dhe rrethinat e Krujës kanë qenë përherë pjesë e operacioneve të Policisë, për shkak të kultivimit të drogës por dhe personave me precedent të theksuar kriminal që fshihen në këto zona.