MENU
klinika

Në takim shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim

Pas Ramës, zyrtari i lartë i SHBA i shkon në zyrë Bashës

30.06.2021 - 12:17

Pas kryeministrit Edi Rama, ndihmës sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Phillip Reeker ka shkuar në selinë blu për të zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Zyrtari i lartë amerikan në takimin me Bashën shoqërohet nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria sapo nuk ka marrë një datë nga Bashkimi europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së.