MENU
klinika

Daka mbante këtë post prej qershorit 2010

Presidentja Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ-së…

14.06.2021 - 16:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën si kryetare të KQZ-së

Në arsyetimin e Presidentes Osmani, të siguruar nga GazetaExpress, thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Me heret REL raportoi se Osmani i kishte kërkuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, që të japë dorëheqjen dhe në këmbim do t’i ofronte asaj mirënjohje publike, por, sipas burimit te medias kosovare, Daka e kishte refuzuar dorëheqjen.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka e udhëhiqte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që prej qershorit te vitit 2010.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruan presidenti amerikan?

Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit