Konfirmimi i plotë i raportit “K” mbërriti mesditën e së premtes nga Prishtina, ku Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zyrtarizoi se Zyra e Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike që Kosova ka në Athinë po përmirësohet.
Pas vizitës së tij në Prishtinë, Dendias deklaroi se raportet mes Greqisë dhe Kosovës ishin në rrugën e duhur duke shprehur dëshirën se kjo do të rrisë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Vizita e Ministrit të Jashtëm në Prishtinë, ku ai u takua me të gjithë qeverinë e Kosovës, është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Athinës për të qenë e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Dendias vizitoi Prishtinën i shoqëruar nga Zëvendës Ministri i Jashtëm për Diplomaci Ekonomike Costas Frangogiannis, një mënyrë për të sinjalizuar vullnetin e Athinës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në sektorin e energjisë.
“Ne tashmë jemi duke bashkëpunuar por ne besojmë se ka ende vend për zhvillim të mëtejshëm,” tha ai, duke iu referuar ndër të tjera infrastrukturës, produkteve bujqësore dhe transportit.
Ministri gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e Athinës për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me qëllimin e një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të drejtë për të dyja vendet. Gjithashtu Ambasadori Gjerman Ernst Reichel, shpjegoi arsyen pse Greqia nuk u ftua në konferencën për Libinë në Berlin (23 qershor).
Rikujtojmë se Dendias shprehu hapur pakënaqësinë e tij në lidhje më këtë çështje. Duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një konferencë, Rachel theksoi se qëllimi i konferencës është të merrnin pjesë vetëm shtetet që kanë ndihmuar me trupa ushtarakë Libinë, ndërsa vuri në dukje se kjo çështje nuk është e Gjermanisë por ka të bëjë me Kombet e Bashkuara.