10.06.2021 - 16:10
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Brukselit për të zhvilluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se është i rëndësishëm dialogu, kjo për shkak të njerëzve që janë në Kosovë dhe Metohi.
Më tej shtoi Vuçiç shtoi se “rezultati shihet në fund të lojës”.
“Unë gjithmonë i kam admiruar ata që kërcënojnë të rrahin kundërshtarët e tyre para ndeshjes, nuk më intereson se çfarë thonë ata. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel, ata vijnë për ta organizuar shfaqjen, rezultati shkruhet në tabelë në fund të lojës”, theksoi Vuçiç.