01.06.2021 - 10:49
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet online, për shkak të situatës së koronavirusit.
Zbardhet axhenda e mbledhjes së Asamblesë së PS, e cila do të nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”.
Më tej, mbledhja do të vijojë me informacionet mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë. Ndërsa në “filtrin” e Asamblesë do të kalojë edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku do të bëhet një analizë e rezultatit në strukturat vendore të PS.