MENU
klinika

Nga Erjon Braçe

Pse ndëshkohen kaq pak gangsterët dhe banditët? Kjo pavarësi duhet të marrë fund

30.06.2021 - 11:49

Nga Erjon Braçe

Mbajtja e armeve pa leje e makine, motorr etj, ne ambjente publike apo te hapura per publikun; denohet nga 5-7 vite burg! kur mbajtja e armeve pa leje eshte e perseritur; denohet nga 7-15 vite burg!

Tani, Pavaresia e drejtesise, prokurorise e gjykates eshte interes publik! pra #pavaresia e drejtesise, duhet ti sherbej publikut!

Pavaresia eshte nje suvenir ne rastin me te mire nese nuk permbush sherbimin ndaj publikut;

Perdorur gjeresisht per korrupsion individual e korporativ deri pak kohe me pare ne sistemin e Drejtesise.

Pavaresia nuk eshte mos bashkepunim ne permbushje te interesit publik;

Kemi nje problem kombetar prej vitit 1996-te e vijim:

Armembatjen pa leje!

Kemi ashpersuar ligjin, kemi ndermarre aksione, kemi bere amnisti etj etj, por te gjithe bashke nuk ja kemi dale!

Natyrisht, policia e ndjen fort kete problem, e ka element te cdo ngjarje kriminale, e ka edhe perballe kur shkon te godase;

Une mendoj qe edhe prokurori edhe gjykatesi duhet ta ndjeje ate qe ndjen qytetari por edhe polici.

Shiheni ligjin edhe nje here; Denimet nisin me minimumi 5 vite burg e arrijne ne 15!

Nje pyetje per prokurore e gjykates; I keni dhene kujt nder perserites 15 vite burg per armembajtje pa leje?!

Nje, te vetem! Afermendsh, qe cilido gangster, bandit, trafikant, rrugac qe e ka bere armen gjymtyre, nuk pranon 5 vite burg minimumi e jo me 15 te tille heren e dyte; ka frike! Por frika vjen nga veprimi, zhbehet nga korruptimi!

Nje gangster, bandit, trafikant, rrugac nuk do bente trimin me 5-15 vite burg, nese nuk do e kish nje polic qe nuk sheh ne vend ngjarje, nje OPGJ qe e mbeshtet, nje prokuror qe legjitimon te dhenat e rreme e nje gjyqtar qe i ve vulen!

Kjo pavaresi duhet te marre fund!

Ajo qe na vlen eshte pavaresia ligjore ne bashkepunim per te luftuar forte, qarte, ashper, ligjerisht e ne menyre te barabarte, armembajtjen pa leje!

Bashke dhe te pavarur!

Pershembull;

Pse gjyqet per armembajtje pa leje goditur ne kushte flagrance, behen ne 6,9,12 muaj?

Pra, banditi eshte kapur ne flagrance me arme pa leje ne makine, motorr, dyqan, lokal, bulevard etj; ligji thote 5-7 vite burg!

Pse gjyqi zgjat me muaj?

Pse denohet me pak se 5 vite?