MENU
klinika

Nga Al Jazeera

Putin: Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën më të ulët ndër vite

12.06.2021 - 16:13

Presidenti rus, përpara takimit të tij me Joe Biden, vlerësoi gjithashtu ish-Presidentin e SHBA Donald Trump. Presidenti rus Vladimir Putin, përpara takimit të tij me 16 qershor me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, tha se marrëdhëniet midis SH.B.A. dhe Rusisë janë në një gjendje të vështirë.

“Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar në pikën më të ulët në vitet e fundit,” i tha Putini NBC Neus në një intervistë të transmetuar të Premten me një përkthim në anglisht të vërejtjeve të tij.

Putin dhe Biden do të takohen në Gjenevë javën e ardhshme dhe Biden, pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar për udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si president të Mërkurën, paralajmëroi Putinin se do t’i dërgonte një mesazh të qartë gjatë takimit të tyre.

“Ne nuk jemi duke kërkuar konflikt me Rusinë,” tha Biden. “Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme … por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplote nëse qeveria ruse angazhohet në aktivitete të dëmshme”.

Takimi i parë personal i udhëheqësve vjen ndërsa marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë të tensionuara për disa çështje, duke përfshirë sulmet e pretenduara kibernetike ruse kundër SH.B.A. dhe arrestimin e Alexey Navalny, një kritik i Kremlinit.

Në intervistën për NBC, Putini vlerësoi ish Presidentin Donald Trump si “një individ të jashtëzakonshëm, të talentuar” dhe e quajti Biden “krejtësisht të ndryshëm”.

“Epo edhe tani, unë besoj se ish Presidenti i SHBA Z. Trump është një individ i jashtëzakonshëm, individ i talentuar, përndryshe ai nuk do të ishte bërë president i SHBA,” tha Putini.

“Ai është një individ i komplikuar. E pëlqeni ose jo. Por ai nuk erdhi nga institucionet amerikane, ai nuk kishte qenë pjesë e politikës më parë, dhe disa e pëlqejnë, disa nuk e pëlqejnë, por ky është një fakt.

Putini shtoi se Biden “është rrënjësisht i ndryshëm nga Trump sepse Presidenti Biden është një njeri në karrierë. Ai ka kaluar praktikisht të gjithë moshën e tij të rritur në politikë.”

“Ky është një lloj tjetër personi dhe është shpresa ime e madhe që po, ka disa përparësi, disa disavantazhe, por nuk do të ketë lëvizje të bazuara në impuls, në emër të presidentit të SHBA.”

Zyrtarët amerikanë e shohin takimin ballë për ballë të javës së ardhshme midis Putin dhe Biden si një mundësi për të anuar marrëdhënien larg nga ato që ata i konsiderojnë si impenjimet e ish-Presidentit Trump ndaj Putinit.

Zyrtarët rusë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e konsiderojnë samitin si një mundësi për të dëgjuar nga Biden direkt pas asaj që një burim i afërt me qeverinë ruse tha se ishin mesazhe të përziera nga administrata amerikane që mori detyrën më 20 janar.

I pyetur nga NBC në lidhje me Biden që e quan atë një vrasës në një intervistë në Mars, Putini tha se kishte dëgjuar dhjetra akuza të tilla. “Kjo nuk është diçka për të cilën shqetësohem aspak,” tha Putini.

Përkthyer dhe përshtatur nga Al Jazeera/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN