MENU
klinika

Risia e mandatit të tretë

Rama: Do hapim një segment në administratë për nëpunës digjital

12.06.2021 - 11:38

Në mandatin e tretë socialistët do të krijojnë në administratë një segment pune për nëpunësit digjitalë që duan të kontribuojnë në Shqipëri nga jashtë vendit.

Lajmin e bëri me dije kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë që kanë aplikuar në platformën “Gati për Shqipërinë.

Rama tha se po mendohet të bëhet një reformë për t’i dhënë mundësinë atyre që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike për Shqipërinë, pa qenë nevoja të kthehen në vendin tonë.

“Jemi duke menduar për një reformë që të japë mundësi për ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjesht për një projekt, por nuk duan të vijnë në Shqipëri, të hapim një segment për nëpunës publik digjital”, tha Rama. m.v/abcnews.al