MENU
klinika

Përplasja

Rama “fshin” Dritan Lelin, në inspektime me Afrim Qëndron

26.06.2021 - 09:48

Thellohet edhe më tepër kriza mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut socialist të Vlorës Dritan Leli.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, inspektoi dje investimet që po bëhen në Kume të Vlorës ku lagja po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Por, ajo që ra në sy menjëherë ishte shmangja e kryebashkiakut Leli.

Gjatë vizitës që zhvilloi Kryeministri në atë zonë nuk shoqërohej nga Leli, por nga nënkryetari i Bashkisë Afrim Qëndro dhe nga deputeti njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri. Qëndro i ka shpjeguar Kryeministrit të gjitha detajet e punimeve duke i dhënë fjalën se të gjitha punimet në atë zonë do mbyllen brenda vitit.

Ndërkohë, Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se investimet e nxjerrin zonën e Kumes në dritë. “Vlorë, Kume. Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash në Kume, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore”, shkroi Kryeministri Rama.

PËRPLASJA

Përplasja e brendshme në qarkun e Vlorës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve muajin e fundit. Përplasja mes Kryeministrit Raam dhe kryebashkiakut socialist Dritan Leli duket se çdo ditë e më shumë është rritur. Ajo u bë publike para se të regjistroheshin kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në KQZ.

Leli refuzoi që të hiqte dorë nga mandati i kryebashkiakut e të kandidonte për deputet. Duket se ky ishte kulmi i një përplasjeje të brendshme në kampin socialist. Gjatë fushatës, kreu i PS-së e quajti kryebashkiakun e Vlorës të vdekur, ndërsa gjithmonë në aktivitetet e tij e ka shmangur. Ndërkohë, pas zgjedhjeve duket se ka nisur edhe “hakmarrja” ndaj Lelit nga socialistët.

Prej një muaji, kryetarja e Këshillit Bashkiak ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të zhvilluar seanca dëgjimore me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli. Ata pretendojnë se në qarkun e Vlorës mungojnë investimet në infrastrukturë dhe se Bashkia nuk ka marrë masat për të përballuar sezonin turistik. Por pavarësisht këmbënguljes së tyre, deri më tani kryebashkiaku e ka shmangur një “gjyq publik”.

Herën e parë që ndodhi para dy javësh, Leli nuk lejoi që mbledhja e Këshillit Bashkiak të bëhej me prani fizike. Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, ndërsa mbylli edhe derën e teatrit duke u bërë pengesë edhe për pjesën tjetër të Këshillit Bashkiak.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka dështuar edhe dy herë të tjera, ndërsa ende insistohet që të mblidhen. Por, teksa kryebashkiaku Dritan Leli akuzohet nga kolegët e tij në Vlorë se nuk ka marrë masat dhe nuk ka bërë investime për pastrimin e qytetit, vërehet një vëmendje e shtuar e ndërkombëtarëve te Bashkia e Vlorës.

Në kohën që Këshilli Bashkiak kërkonte seancë dëgjimore me qytetarin e parë të Vlorës, ky i fundit inspektoi punimet në vendtrajtimin e mbetjeve në Bashkinë e Vlorës së bashku me ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall