Shqipëria dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje për koordinimin e teknologjisë 5G mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken se krijimi i një korridori komunikimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm.
Ai u bën ftesë dhe vendeve të tjera të Europës që t’i bashkohen një nisme të tillë teksa shprehet më tej se këto shërbime duhet të vihen në duart e qytetarëve dhe të mos preken nga palët e treta dashakeqëse.
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel, ku kanë nënshkruar marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes SHBA dhe Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Blinken vlerësoi punën e Shqipërisë, ndërsa u shpreh se marrëveshja për teknologjinë 5G është edhe një mesazh për të tjerët.
Po ashtu Blinken i kujtoi Ramës se shumë punë të tjera i presin bashkë, sapo Shqipëria të ulet në Këshillin e Sigurisë në OKB.
“Faleminderit shumë që jeni këtu. Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku. Po vendosni një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar se kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar.
Kjo është e rëndësishme dhe një mesazh për ti dërguar të tjerëve. Ajo që është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshi edhe stërvitjen Defender21.
Presim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit. Kemi shumë punë për të bërë edhe atje dhe ky partneritet po behët më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.
ÇFARE THA RAMA
Nga ana e tij, Rama u shpreh se krijimi i një korridori komunikimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm.
Ai u bën ftesë dhe vendeve të tjera të Europës që t’i bashkohen një nisme të tillë teksa shprehet më tej se këto shërbime duhet të vihen në duart e qytetarëve dhe të mos preken nga palët e treta dashakeqëse.
“Për mua dhe ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm sepse, sicc e dini kemi marrë nismë prej disa vitesh dhe i kemi kërkuar dhe vendeve të tjera në rajon që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje për një korridor së bashku komunikimi dhe për ta vënë këtë korridor të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëe të Shqipërisë dhe institucioneve të sigurisë dhe të mos konpromentohet nga palët e treta. Shqipëria është krah SHBA-së dhe do jetë përherë. Shpresoj që sëbashku të bindim dhe palët e tjera në rajon për të na u bashkuar në këtë nismë” tha Rama.
Takimin mes kryeministrit Rama dhe Blinken në Bruksel e ka njoftuar më herët Departamenti Amerikan i Shtetit në faqen zyrtare. Ky takim vjen vetëm disa ditë pasi sekretari Blinken firmosi vendimin për shpalljen “non-grata” ish-Presidentin Sali Berisha dhe anëtarë të afërt të familjes së tij.
Ndërkohë pak dite me pare Presidenti amerikan Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Këtë marrëveshje e ka përshëndetur sekretari Blinken i cili u shpreh se Shqipëria po vendos një shembull të fortë për shtetet e tjera për nevojën që ka vendi për rrjetet teknologjike.
“Po vendosni një shembull të fortë për të tjerët sot për nevojën për të siguruar se kur bëhet fjalë për rrejtët më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar. Kjo është e rëndësishme dhe një mesazh për ti dërguar të tjerëve. Ajo që është më e rëndësishme jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në shumë fusha të ndryshme përfshi edhe stërvitjen Defender21” – tha Blinken.