Në Pallatin e Brigadave të enjten Edi Rama do të mirëpresë liderët e Ballkanit si dhe Komisionerit të BE për Fqinjësinë, Oliver Vaheli.
Teksa nga Serbia do të vijë kryeministrja Ana Bërnabiç, shefi i qeverisë Kosovare, Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.Samiti do të ketë për qëllim të diskutojë mbi vijimin e integrimit të rajonit, duke u bërë një analizë për infrastrukturën ndërlidhëse në Ballkanin Perëndimor: Mbështetja financiare dhe investimet e BE-së.
Ndërsa do të miratohet një deklaratë e Përbashkët e Liderëve për të vazhduar axhendën evropiane.
Axhenda vazhdon me një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama, dhe komisionerit për zgjerim, Varheli.
Më pas liderët në një drekë pune do të diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pademisë./abcnews