MENU
klinika

“Me dronë inteligjentë do mbledhim informacion mbi tokën e punuar”

Rama: Nga janari 146 mln euro për fermerët

30.06.2021 - 18:41

Kryeministri Edi Rama shpalosi planet e qeverisë për bujqësinë, në fjalën e mbajtur sot në UBT.

Rama tha se nga janari janë 146 milion euro në dispozicion të fermerëve. Po ashtu kreu i qeverisë vuri në dukje se dronë super inteligjentë do të ndihmojnë në sektorin e bujqësisë dhe nuk do të ketë më nevojë për inspektorë në terren.

“Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmëri dhe një besim të drejtpërdrejtë me KE-në. 146 mln euro janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mire. Po ashtu sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Ne kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë super inteligjentë që faktikisht do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor në kohë reale, dhe se si ky shtet mund të bëjë transparence pa pasur nevojë të nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Për të kontrolluar prekjen e pyjeve, prekjen e lumenjve, apo prodhimin.

Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion të plotë për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore të detajuara deri në cm e fundit që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi sot, por edhe çfarë kulturash kemi në çdo meter katror. për të mundur të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën tuajën dhe të kadastrës me ju, duke pasur qartësi për çdo parcelë. Ronald Regan gjithmonë përsëriste një anekdote, dhe thoshte që nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht janë nga qeveria dhe kam ardhur për tu ndihmuar.

Me këtë donte të thoshte se është individi në radhë të parë që vendos për fatin e vet dhe qeveria është aty për të ndihmuar dhe për të mbështetur çdo individ që e tërheq qeverinë nga mbrapa. Kjo ka një vlerë të drejtpërdrejtë si koncept kur vjen puna te bujqësia. nëse fermerë nuk e tërheqin qeverinë nga mbrapa nuk ka sukses. Nëse fermerët e tërheqin qeverinë, qeveria vihet në provë”, tha Rama në fjalën e mbajtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Fermerët të mos mbjellin ç’tu thotë mendja, por...

“Jemi të parët në Rajon për ndihmën e dhënë në bujqësi”