MENU
klinika

Mungoi në Asamblenë e PS

Rama publikon foto nga avioni në Ankara, zbulon projektet e bashkëpunimit…

02.06.2021 - 18:42

Kryeministri Edi Rama bën me dije se në vizitën dyditore në Ankara, po diskutohet për projektet e bashkëpunimit dypalësh me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa zbret shkallët e avionit “Air Albania”, shoqëruar me mesazhin: “Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.

Sjellim në vëmendje që Rama mungoi në mbledhjen e mbajtur sot nga Asambleja Kombëtare e PS, që u drejtua nga sekretari i përgjithshëm Taulant Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Kongresi i Jashtëzakonshëm te analiza me...

Ja katër vendimet që u miratuan në Asamblenë e PS