MENU
klinika

OBSH i dha “OK”-in Sinovac-ut për përdorim emergjent

Reagon Manastirliu: Lajm i mirë, garanton që plotëson…

01.06.2021 - 17:54

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e ka konsideruar një lajm të mirë miratimin nga OBSH për përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac.

“LAJM I MIRË

OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

Sjellim në vëmendje që vaksina kineze Sinovac është përdorur masivisht edhe në Shqipëri, ku po vijon fushata e vaksinimeve.

Vaksina kineze e Sinovac kundër COVID-19, është e dyta vaksinë kineze që merr miratimin për përdorim emergjent nga OBSH.

Lista e vaksinave të lejuara për përdorim emergjent të OBSH-së është një sinjal për rregullatorët kombëtar mbi sigurinë dhe efikasitetin e produktit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika