MENU
klinika

Mio, 1922

“Rrugë në Venecie”

15.06.2021 - 14:42

       Piktori shqiptar i impresionizmit, Vangjush Mio, ka lënë një galeri të gjerë punimesh. Spikat natyra dhe sidomos, peizazhet e arta në Pogradec a Korçë.

“Rrugë në Venecia” është një punë e piktorit Vangjush Mio, që i takon vitit 1922. Vepra është pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. GKA ka publikuar në faqen e saj një foto të veprës, që është punuar laps në letër. Vangjush Mio gjatë gjithë jetës mori pjesë në shumë ekspozita në mbarë vendin, madje në vitin 1942 edhe në Bari, Itali.

Ekspozita e fundit e organizuar prej tij, ishte një retrospektivë e punimeve e cila u zhvillua në nëntor të vitit 1957 në Tiranë. Pak ditë më vonë, më 30 dhjetor 1957, Mio vdiq në Tiranë. Vangjush Mio (3 mars 1891 -30 dhjetor 1957) “Piktor i Popullit”, ishte një piktor impresionist shqiptar. Mio lindi më 3 mars 1891 në Korçë. Në vitin 1908, për shkaqe ekonomike ai u detyrua që bashkë me vëllanë, të largohet për në Bukuresht. Ishte anëtar aktiv i kolonisë së artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Rumanisë dhe në vitin 1915, filloi studimet për Arte të Bukura në Universiteti Kombëtar të Arteve në Bukuresht.

Në vitin 1919 mbaron studimet me sukses dhe në të njëjtin vit hap ekspozitën e parë personale në Bukuresht. Në vitin 1920, ai u kthye për disa muaj në vendlindjen e tij ku ekspozoi edhe punimet e tij. Kjo ishte ekspozita e parë artistike për publikun në gjithë Shqipërinë. Në shtator të po të njëjtit vit ai u largua për në Romë. Si admirues i madh i impresionizmit italian të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, ai u regjistrua në Akademinë mbretërore të Shën Llukës (San Luca).

Sidoqoftë, problemet ekonomike e shtrënguan atë të ndërpresë studimet dhe të rikthehet në Korçë.

Falë një burse shtetërore, ai mundi të rivazhdojë studimet në Romë, që i përfundoi më 1924. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera, si: Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra.

Përveç peizazheve, Mio ishte brilant edhe në realizimin e portreteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen