MENU
klinika

Euro 2020

Sa kuotohen pretendentët pas kalimit në çerekfinale

30.06.2021 - 19:22

Kalimi i skuadrave në çerekfinale ndryshon favoritët që mund të fitojnë Euro 2020. Pas eliminimit të Francës, Portugalisë dhe Gjermanisë, Anglia bëhet pretendentja kryesore për triumfin në këtë Evropian.

Kjo edhe për faktin se ishullorët kanë ndeshjen më të lehtë në letër se favoritët e tjerë në çerekfinale favorite për të triumfuar në Kampionatin Europian. Por jo vetëm kaq, rruga për në finale për Tre Luanët është më e lehtë se tjetër. Me fitoren në “Wembley”, anglezët tashmë kanë kuotën 3.

Pas tyre ndodhet Spanja, që kaloi me vështirësi Kroacinë. Në çerekfinale edhe iberikët gjejnë një rival më të lehtë, Zvicrën, prandaj kuotohen me 4.

Podiumin e favoritëve e plotëson Italia. Për të besuarit e Roberto Mançinit koeficienti i suksesit është në vlerën 5, ndërsa rivali i Italisë në çerekfinale, Belgjika kuotohet me 8. Skuadrat e tjera e kanë koeficientin me 20, me Ukrainën që shkon në 65 për të triumfuar.

Ndërsa favoriti kryesor për të fituar këpucën e artë është Cristiano Ronaldo me 2.2, pavarësisht se është larguar nga Euro 2020. Patrick Schick kuotohet 4.6, Lukaku 6 dhe Sterling 7.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euro 2020, historia e trajnerit të Zvicrës

Petkovic, nga lufta në Bosnje në çerekfinale


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon