Teksa varianti Delta i virusit ka vënë në alarm botën, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se edhe Shqipëria është njësoj e rrezikuar si vendet e tjera.
“Delta po qarkullon në moshën e re dhe në popullatën e pavaksinuar. Në kuadrin edhe të viruseve të tjera, kur ka transemtueshmëri, ka edhe mutacione. Si gjithë vendet e tjera, risku është i njëjtë edhe për ne. Bëjmë thirrje përkundrejt imunizmit të individëve, vaksina është jashtëzakonisht e mirë për të patur një kalim të lehtë.
Duhet të vaksinohemi dhe të respektojmë masat e distancimit, edhe pse jemi të imunizuar. Mbetemi në kuadrin e parashikimeve, vjeshta parashikon edhe qarkullimin e viruseve të tjera. Të gjitha strukturat vendosen në alert për të përballuar situatën, COVID është ende prezent dhe është ende herët për të thënë që po shkojmë drejt fundit”, përfundoi ajo.